Lajme

Presidenca: Kemi kërkuar nga KQZ zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

11/08/2022 16:39
nga:G B

Zyra e Presidencës ka konfirmuar se i është drejtuar KQZ-së për emërimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe, në vend të atyre që dhanë dorëheqje, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Bekim Kupina, këshilltar për Media në Presidencë.

“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, ka thënë Kupina./Gazeta Blic/