Lajme

Ish kryenegociatorja: Nëse jo me amerikanët, atëherë me kë koordinohet Kurti?!

11/08/2022 12:51
nga:N M

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbië, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Alibin Kurti, me liderët opozitarë.

Në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mos koordinimin e kryeministrit me SHBA-të për situatën në veri.

“Takimi mes Kryeministrit dhe opozites nuk rezultoi ne unitet por ne ndarje rreth rendesise se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se jane pro per SHBA-te ndersa Kryeministri Kurti vazhdoi te jet kunder koordinimit me SHBA-te. Nje gje duket absurde, Kurti thote ne media se koordinohet me aleatet, mirepo pyetja eshte nese nuk koordinohet me amerikanet atehere me ke koordinohet Kurti ?”, ka shkruar ajo.

Paralajmërojnë ekspertët e sigurisë: Përshkallzimi i situatës në Veri pritet të ndodhë shpejt!