Reagime të shumta ka shkaktuar dje trajneri brazilian Tite, i cili ka shpallur listën përfundimtare të lojtarëve që do të llogarisë në Botërorin e Katarit dhe disa lojtarë që nuk ishin kanë “shpërthyer”, veçanërish Gabriel Magalhaes.
Të gjithë janë të befasuar që në listë është shfaqur Dani Alves, i cili ka një muaj që është pa luajtur futboll – sepse sezoni në Meksikë ka mbaruar dhe publiku në Brazil është më i mërzitur që Gabriel nuk ishte në listë.
Ky mbrojtës 24-vjeçar po luan në formë fantastike me fanellën e Arsenalit dhe shumë ishin të sigurt se do të ishte në listën e trajnerit të Brazilit, por në fund nuk ndodhi.
Gabriel nuk e fshehu se vendimi i Tites ishte i vështirë për të dhe këtë e tregoi më së miri me postimin e tij në Instagram.
“Të pashë të rriteshe në futboll, vëllai im. Ti je krenaria e lagjes sonë”, ka shkruar miku i Gabrielit bashkë me disa foto të tij dhe të gjitha i ka postuar mbrojtësi në Instagramin e tij.
Mirëpo, mediat braziliane theksojnë se kjo vetëm sa e ka vështirësuar edhe më shumë pozitën e tij në kombëtaren braziliane dhe se do të duhet një mrekulli që Tite ta ftojë sërish në skuadër derisa është në postin e përzgjedhësit.
/GazetaBlic Sport


