Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se nuk ka transperencë nga Qeveria Kurti për vazhdimin e masave emergjente, raporton GazetaBlic.
Shala në seancën plenare të Kuvendit, thotë se ky nen i këtij ligji po keqpërdoret dhe sipas tij jemi duke humbur kohë.
“Fatkeqësisht po keqpërdoret ky nen i këtij ligji, duke vazhduar në pakufi shpallja e masave emergjente. Gjashtë herë me radhë me shmangie procedurale, gjashtë herë asnjë raport nga ministria përkatëse. Por, ne po vazhdojmë fatkeqësisht me këtë telekomedi dhe po humbim shumë kohë. Për cdo muaj me të njëjtin raport dhe retorikë… Pse duhet gjithmonë të shpallim gjendje emergjente dhe të merremi me çështjen e peletit. Kemi mbetur te peleti, dhe s’po mund të lëvizim më. Peleti nuk i plotëson as 1-2 për qind të nevojave të konsumatorëve të vendit tonë”, tha Shala.
LDK: Me zgjatjen e masave emergjente po synohet legjitimimi i shtrenjtimit të energjisë


