Lajme

Haradinaj del nga takimi me Kurtin, nuk deklarohet për medie

11/08/2022 08:27
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalur nga takimi që po mbahet në objektin e Qeverisë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pas takimit, ai nuk është deklaruar për media.

Me ftesë të Kurtit, në këtë takim të pranishëm janë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky takim vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, ku përfaqësuesit serb janë larguar nga institucionet e Kosovës. Krejt kjo erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenaq Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistimin e veturave në RKS.