Lajme

Alarmon Guterres: Bashkëpunoni për ndryshimet klimatike ose njerëzimi do të zhduket

11/08/2022 07:59
nga:Y I

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se liderët botërorë duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e sfidave të ndryshimeve klimatike, ose njerëzimi do të përballet me zhdukjen.

Guterres thirrjen e drejtoi me theks tek ShBA-ja dhe Kina, si dy nga shtetet ndotëse më të mëdha në botë.

Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ka nisur punimet këtë vit në Egjipt, me thirrjet që vendet të kalojnë “nga epoka e zotimeve në epokën e zbatimit”.

OKB-ja u bëri thirrje vendeve për arritjen e një marrëveshje solidariteti për klimën, që do të përfshinte mbështetjen e mjaftueshme financiare për vendet e varfra në mënyrë që ato të jenë në gjendje të përballojnë efektet e ngrohjes globale.