Lajme

“Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, ish deputeti i LDK-së i reagon Kurtit

11/07/2022 22:41
nga:G B

Ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, i cili tha se është vigjilentë gjithmonë, i brengosur shpeshherë dhe i frikësuar asnjëherë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet të jenë gjithmonë vigjilentë ndaj SHBA-ve, të brengosur kur SHBA-të zhgënjehen dhe të frikësuar asnjëherë kur i kemi në krah SHBA-të.

Bislimi ka thënë se SHBA-të janë hisedarë të shtetësisë së Kosovës dhe kërkesat e tyre nuk janë e as nuk mund të jenë kundër interesit kombëtar të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Vigjilentë gjithmonë — ndaj SHBA-ve!

Të brengosur shpeshherë — kur zhgënjehen SHBA-të!

Të frikësuar asnjëherë — kur në krah kemi SHBA-të!

SHBA-të janë hisedarë të shtetësisë së Kosovës dhe aleat, partner, e mik yni i pazëvendësueshëm! Kërkesat e tyre nuk janë e as mund të jenë kundër interesit kombëtar të Kosovës. Të dëmtosh interesin kombëtar të Kosovës është të dëmtosh projektin më madhor shtetndërtues të Amerikës ndonjëherë mu në vijat e ndarjes së civilizimeve! Kosova dhe shqiptarët janë ‘samurai i fundit’ rrënjësisht pro-amerikan e pro-perëndimor në Ballkanin e identiteteve fragjile e bindjeve fluide!