Sporti

Sensi duhet t’i nënshtrohet operimit

11/07/2022 23:05
nga:E K

Lojtari i Monza dhe i kombëtares së Italisë, Stefano Sensi duhet t’i nënshtrohet një operimi.

Skuadra e Monza ka konfirmuar se Stefano Sensi do të obligohet t’i nënshtrohet një operimi, pas lëndimit në kyç.

Sensi pësoi një lëndim në ndeshjen e së dielës, përballë Hellas Verona.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar një frakturë në këmbën e lojtarit.

Sensi, 27-vjeçar, ka shënuar dy gola në 13 ndeshje këtë edicion me Monza. Skuadra s’ka opsion për blerjen e kartonit të tij, kështu që ai do të kthehet tek Inter në vitin 2023.