Lajme

Mushkolaj për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët lokal: Ky veprim do të ndodhte herëdokur

11/07/2022 21:11
nga:G B

Analisti, Imer Mushkolaj, ka komentuar bojkotimin e institucioneve  të Republikës së Kosovës nga serbët lokal të katër komunave veriore të vendit, ku ka thënë se serbet kanë pritur një shkak që ta bëjnë një veprimi të tillë pasi sipas Mushkolës ata këtë bojkotimi do ta bëni herdokur.

“Unë besojë se po të mos ndodhtë tani ky veprimi i komunitetit lokal serbë në Kosovës, ky do të ndodhte herdokur”, ka deklaruar Mushkola.

Sipas tij, Kosova është një situatë të vështirë tani sepse nuk është duke u diskutuar  për çështje teknike por për gjera të rëndësishme.

“Ky është një momentum ku nuk ka kthim pas nga asnjëra palë, dhe asnjë vendimi nuk mundet, më i kthye serbët në institucionet e Kosovës sepse ata kanë ofruar me vetëdije të plotë  edhe  vullnet dorëheqje nga institucionet”, ka deklaruar Mushkola.

Më tej ai ka sqaruar se si  Kosova dhe Serbia kanë nisur në fillimin e fundit për të gjetur një zgjidhje, “cila do të ishte finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”.