Lajme

Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetët përplasen e shahen mes vete (Video)

11/07/2022 19:25
nga:G B

Në parlamentin serb, ka ndodhur një incident mes përfaqësuesve të partive në pushtet dhe atyre në opozitë.

Pas fjalimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, deputetët e koalicionit qeverisës i janë përgjigjur verbalisht kolegëve të tyre nga opozita ku edhe u shkaktua një përpjekje për sulm fizik.

Deputeti i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq ka sharë nënën e një kundërshtari politik.

Kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, urdhëroi një pushim të shkurtër, dhe pasi gjakrat u qetësuan, seanca vazhdoi.