Lajme

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, flasin për zhvillimet në veri

11/07/2022 18:49
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, raporton Gazeta Blic.

Presidenca njofton se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.