Oleksandr Zinchenko është shprehur optimist pas fitores në derbin e Londrës, ndaj Chelsea.
Ylli ukrainas i Arsenal, Zinchenko ka folur lidhur me ecurinë e Arsenal dhe gjasat e tyre për titullin kampion.
Sipas Zinchenko, Arsenal kanë kualitet për të sfiduar Manchester Cityn për titullin e kampionit.
“Neve na duhet punë e madhe dhe të shohim deri në fund të sezonit. Nëse më pyesni se a mund ta sfidojmë Man Cityn… sigurisht”, ka thënë Zinchenko.
“Ata janë skuadër e mrekullueshme, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodh në futboll. Ne duhet të shkojmë hap pas hapi me secilën skuadër”, shtoi ukrainasi.
Arsenal aktualisht është lidere e Premier League, me Manchester City që mban pozitën e dytë.


