Lajme

Edi Rama i shqetësuar për situatën e acaruar në Kosovë: I bashkohemi qëndrimeve të ShBA-së dhe BE-së

11/07/2022 16:40
nga:G B

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në Twitter për situatën e krijuar në Kosovë, ku deputetët e Listës Serbe dorëzuan mandatet.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se “duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”.

“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale.

Mëngjesin e sotëm dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre. 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme për shkak të vendimit për targat nga qeveria e Kosovës.