Lajme

Kurti thirrje serbëve mos të largohen nga institucionet e Kosovës: Mos bini pre e manipulimeve dhe lojërave

11/07/2022 15:41
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që mos të largohen nga institucionet e Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai në një konferencë për media duke folur për situatën në veri, tha se ata nuk duhet të bien pre e manipulimeve dhe se Serbia është ajo që nuk e do integrimin e serbëve në Kosovë.

“Mos të largohen nga institucionet e Kosovës. Ju bëj thirrje mos të bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Serbia po tregon vazhdimisht që nuk është e interesuar për integrim të serbëve në Kosovë”, tha Kurti./Gazeta Blic/