Komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës kanë mbetur pa kryetarë.
Kjo pasi ata kanë dhënë dorëheqje dje.
E, për shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, janë deklaruar nga Presidenca.
Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, ka thënë për Gazeta Blic se legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre.
“Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, ka thënë Kupina për Gazeta Blic.


