Dhjetë prokurorë serb që kanë punuar në prokurorinë themelore në Mitrovicën e veriut janë dorëhequr, raporton Gazeta Blic.
Njoftimin e ka bërë Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Përveç tyre, dorëheqje kanë dhënë edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.
Njoftimi I plotë nga KPK:
Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.


