Hulumtuesi nga KDI, Eugen Cakolli ka thënë se pas dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre nga deputetët e këtij subjekti politik.
Cakolli në një postim në Facebook ka thënë se deputetët e mbetur të këtij subjekti janë nëntë, dhe se betimi i tyre duhe të ndodh brenda tri seancave të rregullta.
“Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, ka shkruar mes tjerash Cakolli.
Postimi i plotë:
Pas dorëheqjeve edhe të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre.
Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur.
Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe – GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe.
Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit.


