Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj thotë se situata në veri është e komplikuar.
Në një prononcim për GazetaBlic, Qalaj thotë se kjo situatë e komplikuar erdhi pas largimi të serbëve nga institucionet e Kosovës, veçanarisht largimi i policëve.
“Pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, veçanarisht të policisë, situata në veri është e komplikuar”, thotë Qalaj.
Qalaj thotë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa, kështu duke dërguar polic të rendit, ku sipas tij duhet të sigurohen mirë stacionet policore.
Sipas Qalajt, stacionet policore duhet të kenë sigurinë më të madhe sepse brenda tyre ekzistojnë informata të çertifikuara, dhoma të dëshmive e data baza.
“Qeveria e Kosovës duhet fillimisht të dërgojë polic të rendit, për të siguruar në mënyrë fizike stacionet policore, sepse aty ka data baza dhe informata të çertifikuara, dhoma e dëshmive e gjëra tjera mjaft të rëndësishme.Kjo është çështja e parë, pastaj duke vlerësuar situatën gradualisht të dërgohen polic të rendit për të ofruar siguri për qytetarët atje”, tha Qalaj.
Pas dorëheqjes së kryetarëve të Komunave në veri, flasin nga KQZ për zgjedhjet e reja


