Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë theksuar se janë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunave në veri të vendit, të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.
Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka theksuar për Gazeta Blic se ata do t’i përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.
Ai tha se KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive të tyre.
“Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi për Gazeta Blic.
Ndryshe, sot deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar edhe mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe, ky është njoftimi i fundit nga Kuvendi


