Lajme

Në klinikën Gjinekologjike kryhet një operacion i rrallë

11/07/2022 10:38
nga:Genita C

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni rrallë dhe i komplikuar.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pacientes e cila ishte me infertilitet i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën pa demtime, raporton teve1.info

Tutje bëhet e ditur se operacioni ka zgjatur më shumë se katër orë ndërsa pacientja është shëndosh e mirë.