Sporti

Shorti i Ligës së Kampionëve: Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit

11/07/2022 09:28
nga:Lorik J

Kampionët aktualë të Ligës së Kampionëve, Real Madrid janë skuadra e vetme spanjolle që ka përparuar nga faza e grupeve dhe ata siguruan vendin e parë me një fitore të theksuar kundër Celtic në xhiron e gjashtë.

Sot në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i Champions Leagues, ku edhe skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtu janë kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit në 16-ën e fundit.

  • Liverpool
  • Club Bruges
  • Inter
  • Eintracht Frankfurt
  • Milan
  • Borussia Dortmund
  • PSG

/GazetaBlic Sport