Lajme

Kica-Xhelili: Jetike që KPM e KMSH të monitorojnë lajmet këto ditë

11/06/2022 23:34
nga:Astrit Gashi

Deputetja Dorsa Kica-Xhelili po vlerëson se është jetike që Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të monitorojnë intensivisht lajmet që jepen këto ditë.

“Dezinformimi i shërben destabilizimit dhe cënon sigurinë dhe rendin publik e sidomos kur citohen media jokredibile serbe, prandaj duhet të parandalohet dhe luftohet.

Policia e Kosovës dhe institucionet tjera publike duhet të jenë sa më të hapura me mediat lokale për të demantuar çdo informatë të paverifikuar”, ka theksuar ajo në reagim.