Sporti

Bad News Eagles eliminon nga Majori i Rios ekipin më të mirë në botë “FaZe”

11/06/2022 22:02
nga:E K

Bad News Eagles kanë arritur një fitore të madhe sot ndaj Faze.

Gamerat shqiptarë fituan 2:1 ndaj “FaZe” skuadër që është e para në botë në ranglistën e HLTV, shkruan GazetaBlic Sport.

Vertigo dhe Mirage ishin mapat ku “BNE” triumfuan ndërsa në “De_Nuke” kundërshtarët ishin të pandalshëm.

Faze ndalin rrugëtimin këtu,kurse BNE kanë akoma rrugë për në “Champions Stage”.

/GazetaBlic Sport/