Qeveria e Italisë ka filluar të hartojë një plan që do të ndihmonte skuadrat e mëdha ta rrisin konkurrencën dhe kualitetin e tyre.
Sipas raportimeve të ‘La Reppubblica’, qeveria italiane po mendon për një amandament që do t’iu mundësonte skuadrave profesionale (Serie A, Serie B) që të vonojnë pagesën e taksave.
Industria e futbollit është futur në krizë të madhe që nga COVID-19, kur stadiumet obligoheshin të mbylleshin.
Shteti i Italisë kishte shtyrë afatin për pagesën e taksave nga klubet, por data po afronte (15 dhjetori).
Pagesa tani do të shpërndahet me këste gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Raportohet se amendamenti u propozua dhe u punua nga Presidenti i Lazios, Claudio Lotito.


