Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, ka thënë se po ndjekin me vëmendje situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe aksionin destabilizues të strukturave paralele serbe në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tërheqja e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës është qartësisht në përputhje me Beogradin.
Ai ka bërë thirrje që qeveria shqiptare ta vë në mbështetje të Qeverisë së Kosovës të gjitha kapacitetet diplomatike duke denoncuar politikat luftënxitëse të Serbisë në Ballkan.
Çollaku ka thënë se sot kërkohet unitet në Kosovë dhe Shqipëri, derisa Serbia po sillet si levë e interesave ruse në Ballkan dhe përbën rrezikun kryesor të destabilitetit të rajonit.
Postimi i tij i plotë:
Ne cilesine e anetarit te Komisionit te Politikes se Jashtme ne Kuvendin e Shqiperise, si deputet dhe ne emer te Partise Demokratike bejme te ditur se :
Ne po ndjekim me vemendje situaten e krijuar ne Veri te Kosoves dhe aksionin destabilizues te strukturave paralele serbe ne Mitrovice.
Ky aktivitet i koordinuar me terheqjen e perfaqesuesve serbe nga institucionet e Kosoves duket qartesisht ne perputhje te plote me Beogradin.
Ky aktivitet deshmon projektin e qarte serbo-rus te hapjes se nje vatre te re konflikti ne Ballkan me synim cenimin e integritetit territorial te Kosoves dhe coptimin e saj.
Si anetar i Komisionit te Politikes se Jashteme te Parlamentit te Shqiperise dhe ne emer te Partise Demokratike ne keto kushte ne sot jemi ne mbeshtetje te plote te Kosoves ,popullit dhe institucioneve te saj.
Ne sot u kerkojme qytetareve dhe insitucioneve te Kosoves qendrime gjakfothta por te vendosura,gjithashtu nje koordinim te plote me partneret strategjike SHBA,BE dhe Nato.
Ne i bejme thirrje Qeverise Shqiptare qe te vere ne mbeshtetje te Qeverise e popullit te Kosoves te gjitha kapacitetet diplomatike duke denoncuar politikat luftenxitese te Serbise ne Ballkan.
Sot si ne Kosove dhe ne Shqiperi kerkohet unitet ne qasjet politike dhe strategjike si pjese e interesit kombetar,ne mbeshtetje te Kosoves dhe paqes ne rajon.
Serbia sot po sillet si leve e interesave ruse ne Ballkan,ajo sot perben rrezikun kryesor te destabilitetit te rajonit dhe pengese e vertete drejt rruges se integrimit euroatlantik te rajonit tone.


