Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka shpalosur të vërtetën rreth shëndetit të saj, duke zbuluar se vuan nga sindroma e vezoreve policistike, e quajtur ndryshe si PCOS.
Kjo duket t’i ketë krijuar yllit të hitit “Meant to be” probleme që ndaluan rënien e saj në peshë.
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.
Në vitin 2019, Rexha pati publikuar një video përmes së cilës bëri me dije se ishte refuzuar nga të gjitha shtëpitë e famshme të modës për “Grammy Awards”.
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një çrregullim hormonal që shkakton vezore të zgjeruara me kiste të vogla në skajet e jashtme.
Simptomat përfshijnë parregullsi menstruale, rritjen e tepërt të flokëve, aknet dhe mbipeshën.
I just found out I have pcos so that plus my meds makes it so hard to lose weight. I’ll never be “heroin chic”
— Bebe Rexha (@BebeRexha) November 5, 2022