Lajme

Sveçla viziton pikën kufitare në Bërnjak: Policia po vazhdon të kryejë misionin e saj

11/06/2022 12:36
nga:Genita C

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak, raporton GazetaBlic.

Sveçla përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët.

Shkrimi i plotë:

Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim.