Lajme

Gjendet i vdekur në banesë burri nga Prishtina

11/06/2022 11:12
nga:Genita C

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, kurse rasti ka ndodhur të shtunën paradite, tha Policia.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e PK-së.