Sporti

U ndëshkua me të kuq, Giroud: Jam nervoz, harrova që kisha një karton të verdhë

11/06/2022 08:27
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka fituar mbrëmë ndaj Spezias me rezultatin 2:1.

Heroi i Milanit në këtë duel ishte sulmuesi Olivier Giroud, i cili realizoi në minutën e 89’të të duelit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Giroud u ndëshkua pas golit, pasi hoqi fanellën – teksa kishte karton të verdhë.

Pas ndeshjes, sulmuesi francez tha se është shumë i nervozuar për kartonin e kuq, pasi kishte harruar se kishte një të verdhë dhe nuk duhej të largonte fanellën pas realizimit.

“Harrova qe kisha marrë karton, u emocionova dhe harrova. Mendoj se në kokën time jam i ri, por e rëndësishme janë tre pikët. Tani nuk do të gaboj më, ju premtoj”, tha ai për media italiane.

/GazetaBlic Sport