Showtime

Një vit më parë i dhuroi varësen! Bora e gjeti mënyrën për t’ia kthyer surprizën Donaldit për përvjetor

11/06/2022 07:38
nga:Genita C

Një nga momentet kulminante në “Big Brother VIP” ishte ai si sot një vit më parë, kur Donaldi i dhuroi Bora Zemanit varësen e tij nga shtëpia duke treguar se është përvjetori i tretë i lidhjes së tyre.

Tashmë ka qenë vetë moderatorja që ia ka kthyer surprizën për përvjetor aktorit të humorit.

Mbrëmja e djeshme e gjeti atë në transmetin në “Dancing With the stars” dhe me të mbërritur mesnata, Bora i bën një kërkesë bashkë-prezantuesit të saj Eno Popit.

“Eno jepi pak shpejt se ora është fiks 12, hyn data 5 dhe unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas, se kështu kemi një sebep”, tha Bora. /abcnews.al