Lajme

Ish-deputeti i LDK-së thirrje Kurtit: Kryeministër, thirre me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

11/05/2022 20:13
nga:Y I

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka komentuar zhvillimet e fundit në Veri raporton Gazeta Blic.

Rugova tha se vendimi i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ishte veprim i pritshëm .

Tutje ai theksoi se që nda dje Vuçiq ka filluar pengimin e arritjes së marrveshjes përfundimtare sipas planit franko-gjerman.

“Nga dita e djeshme Vuçiq ka filluar fazën e parë të pengimit të arritjes së marrëveshjes përfundimtare mbi bazën e propozimit franko – gjerman që defakto do të thotë marrëveshje në mes të shteteve. Sot Vuçiq ishte në mbledhjen e veçantë të qeverisë serbe, takoj ambasadorin rus dhe atë kinez e pas këtyre takimeve shkoj te patriarhu serb bashkë me Daçiq dhe përfaqësuesin e serbëve të Bosnjes Milorad Dodik! Kjo flet për hapa tejet të koordinuar nga pala serbe”

Tutje Rugova ka kritikuar krerët e shtetit, opozitën dhe institucionet për mooskordinim dhe pasivitet.

“Ku jemi ni si shtet, si institucione dhe spektër politik?!Deklarata në FB nga krerët e shtetit, njëjtë edhe opozita që kritikojnë qeverinë për mos parandalim të këtyre veprimeve nga serbët lokal. Moskoordinim, inate politike dhe mentalitet adoleshentësh! Këndelluni o njerëz! Me Serbinë kemi punë” shkruan Rugova në reagimin e tij.

“Kryeministër,Thirre me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare” shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ishte veprim i pritshëm pas ngjarjeve të fundit si në rrafshin e jashtëm ashtu edhe në procesin dhe dinamikën e dialogut Kosovë – Serbi.

Nga dita e djeshme Vuçiq ka filluar fazën e parë të pengimit të arritjes së marrëveshjes përfundimtare mbi bazën e propozimit franko – gjerman që defakto do të thotë marrëveshje në mes të shteteve.

Sot Vuçiq ishte në mbledhjen e veçantë të qeverisë serbe, takoj ambasadorin rus dhe atë kinez e pas këtyre takimeve shkoj te patriarhu serb bashkë me Daçiq dhe përfaqësuesin e serbëve të Bosnjes Milorad Dodik!

Kjo flet për hapa tejet të koordinuar nga pala serbe!

Ku jemi ni si shtet, si institucione dhe spektër politik?!

Deklarata në FB nga krerët e shtetit, njëjtë edhe opozita që kritikojnë qeverinë për mos parandalim të këtyre veprimeve nga serbët lokal. Moskoordinim, inate politike dhe mentalitet adoleshentësh! Këndelluni o njerëz! Me Serbinë kemi punë!

Kryeministër,Thirre me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare;

Presidente,Thirre me urgjencë udhëheqjen institucionale, liderët politik, Ministrat e sektorit të sigurisë dhe diplomacisë dhe ambasadorët e QUINT- it në Kosovë;
Nga këto takime koordinohuni ngushtë, veproni në mënyrë të sinkronizuar, bëhuni transparent me opinionin publik dhe kryeni me përgjegjësi detyrat e parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

Uniteti funksional dhe përgjegjësia shtetërore duhet të jetë në nivelin më të lartë!
Ky dimër do jetë sfidues për ne dhe shtetësinë tonë!

Bëhuni bashkë!

E drejta është në anën tonë!

Kosova mbi të gjitha.