Sporti

Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

11/05/2022 19:52
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Derbi i sotëm në “Fadil Vokrri” u mbyllë me rezultat të barabartë 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina gjeti golat me Shabanin dhe Prapashticën, kurse për Gjilanin shënoi dy herë Albert Dabiqaj.

Pas këtij barazimi Prishtina pozicionohet në vendin e 3’të në tabelën e Superligës së Kosovës me 23 pikë aq sa ka edhe Gjilani në një pozitë më poshtë.

/GazetaBlic Sport/