Lajme

Skënder Hyseni: Me politikat e tyre shkurtëpamëse, Kurti e Osmani, po ia dorëzojnë veriun e Kosovës në pjatë Serbisë!

11/05/2022 17:27
nga:Y I

Ish-ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës, Skënder Hyseni, ka folur në lidhje me vendimin e serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Hyseni në reagimin e tij thotë se sot në veri me diktat politik, përmes Listës Serbe ka filluar një diversion i hapur i Vuqiqit ndaj insititucioneve të rendit dhe ligjit në vendin tonë.

“Me diktat puro politik policët, prokurorët, gjykatësit dhe duket të gjithë shërbyesit civil serbë sot kanë dhënë dorëheqje nga këto pozitat e tyre. Kjo është shumë serioze dhe shkon larg përtej një fiskulture politike siç është tërheqja nga postet politike”

Ai tutje thotë se zhvillimet e sotme janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëminore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave kriminale e diversive serbe në veri. Respektimi i kerkesës amerikane e evropiane për shtyrje të zbatimit për targa do ta evitonte gjithë këtë situate e cila tashti ka rrezik të eskalojë” shkruan Hyseni raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Vendimi politik i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha postet politike publike në vetvete nuk do të duhej të ishte shqetësues, sepse do të shihej si një manovër politike dhe mjet presioni. Por kjo tërheqje duket se shënon fillimin e një veprimi tjeter, shumë më të rrezikshëm. Në veri sot me diktat politik, përmes Listës Serbe ka filluar një diversion i hapur i Vuqiqit ndaj insititucioneve të rendit dhe ligjit në vendin tonë. Pra ka një linjë të qartë që e ndanë politikën nga strukturat e rendit dhe ligjit. Me diktat puro politik policët, prokurorët, gjykatësit dhe duket të gjithë shërbyesit civil serbë sot kanë dhënë dorëheqje nga këto pozitat e tyre. Kjo është shumë serioze dhe shkon larg përtej një fiskulture politike siç është tërheqja nga postet politike.

Gjatë ditëve të kaluara shumë nga ne kemi tërhequr vërejtjen për pasojat e mundshme të vendimeve të Albin Kurtit.
Zhvillimet e sotme janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëminore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët me kryeneqësi rrënuan çdo gjë që me aq mund ishte arritur në integrimin e veriut në sitemin e Kosovës që nga viti 2013.

Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave kriminale e diversive serbe në veri. Respektimi i kerkesës amerikane e evropiane për shtyrje të zbatimit për targa do ta evitonte gjithë këtë situate e cila tashti ka rrezik të eskalojë.

Albin Kurti po refuzon çdo koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e Kosovës në botë. Paradoksalisht, rreziku më i madh Kosovës sot po I vie nga këta liderë dhe aventurat e tyre fëminore politike! Me politikat e tyre shkurtëpamëse Kurti e Osmani, po ia dorëzojnë veriun e Kosovës në pjatë Serbisë dhe politikës kriminale të saj!
S.H.