Sporti

Zyrtare: Ballkani prezanton ardhjen e re, Van Dave Harmon

11/05/2022 15:19
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka prezantuar një sulmues të ri.

Ardhja e re në sulmin e kampionit të Kosovës është Van Dave Harmon, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën nga Suhareka deri në verën e vitit 2024.

Harmon ka luajtur më herët tek Drenica dhe Feronikeli në Kosovë, kurse ka luajtur edhe në Shqipëri dhe disa liga të tjera.