Lajme

Rakiq: Kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet, jap dorëheqje nga pozita e ministrit

11/05/2022 13:27
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë sot se në mbledhjen e përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve është vendosur që serbët të largohen nga të gjitha institucionet politike, nga Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administrata në Kosovë.

Siç tha ai në konferencën për media, këto vendime do të jenë në fuqi derisa Prishtina “të fillojë të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin.

Pas kësaj Rakiq dha dorëheqje nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, ndërsa përfaqësuesit tjerë të serbëve dhanë dorëheqje edhe nga pozita e deputetëve, kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.

Rakiq tha se në takim është konstatuar se “Prishtina vazhdimisht po shkel të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe se populli serb në Kosovëështë i ekspozuar ndaj terrorit të vazhdueshëm dhe akteve të njëanshme të paligjshme”.

“Duke filluar nga shkeljet e lirisë së lëvizjes, bastisjet nga ROSU, ndërtimi i bazave policore, ndjekjet për fjalime politike, ndalimi i të drejtës së votës dhe përpjekjet për të provokuar një fatkeqësi humanitare duke ndaluar vaksinimet, duke përdhosur varret”, tha Rakiq.