Lajme

Nis takimi i “Listës Serbe” në Zveçan, pritet vendimi për të dalë ose jo nga institucionet e Kosovës

11/05/2022 12:36
nga:Astrit Gashi

Ka filluar në Zveçan takimi i ftuar nga kreu i Listës Serbe Goran Rakiq me përfaqëuses të serbëve të cilët punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim pritet të merret vendim lidhur me propozimin e Rakiq për të lëshuar institucionet e Kosovës në shenjë revolte ndaj suspendimit të Nenad Gjuriq nga pozita e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në veri.

Siç shkruan “Kosovo Online”, në këtë takim janë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e serbëve.