Superliga e Kosovës vjen me tre ndeshje shumë interesante sot.
Me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohen dy takime, Dukagjini – Malisheva dhe Trepça ’89 – Drenica, shkruan GazetaBlic Sport.
Janë këto ndeshje direkte të skuadrave që kërkojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar dhe do të jetë një mundësi e madhe që të marrin pikë ndaj rivalëve direkt.
Ndeshjet mes Trepçës ’89 dhe Drenicës kanë dhuruar gjithmonë shumë gola e spektakël dhe ashtu pritet të jetë edhe sot.
Analizuar formën e dy skuadrave në 5 ndeshjet e fundit, mitrovicasit kanë 3 barazime dhe 2 humbje, kurse skuadra nga Skenderaj ka 3 barazime, 1 fitore dhe 1 humbje.
Ja formacionet zyrtare:
Trepça ’89: pas pak…
Drenica: Shala, Lushtaku, Hoti, Bejta, Agyare, Neziri, Dervishaj, Thaçi, Zeka, Gavazaj, Ahmeti.


