Lajme

Mblidhen serbët për të vendosur për çështjen e largimit nga institucionet

11/05/2022 12:24
nga:Astrit Gashi

Në Zveçan, kanë filluar të mblidhen përfaqësuesit serbë.Në takimin të cilin vetëm serbët e kanë quajtur urgjent, do të diskutohet mbi largimin e tyre nga institucionet e Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se ai vetë do të largohet ndërkohë që propozon largimin edhe të serbëve të tjerë.