Sporti

Bad News Eagles luajnë sot historinë, përballen me skuadrën ruse në “Legends Stage”

11/05/2022 12:09
nga:Mergim Rreci

Skuadra kosovare, Bad News Eagles do të përballet sot me ekipin rus, Spirit në “Legends Stage”.

Kjo përballje zhvillohet sot në ora 15:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Spirit është ekip nga Rusia dhe pozicionohet në vendin e 13’të në botë – teksa janë kundërshtar mjaft të papërshtatshëm.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’ dhe ne do të ju mbajmë vazhdimisht të informuar për rrjedhën e saj.