Sporti

Super derbi mes Galatasaray dhe Besiktas zhvillohet sot, Rashica pritet të jetë titullar

11/05/2022 09:55
nga:Mergim Rreci

Super derbi i madh në Turqi mes Galatasaray dhe Besiktas zhvillohet sot.

Gjithmonë këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të veçanta në fushë, kurse tifozët spektakël në tribuna, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky derbi tashmë bëhet më i veçantë për ne edhe për faktin se tek Galatasaray luan Milot Rashica, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotme.

Ky takim luhet në ora 18:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Galatasaray: Muslera; Boey, Bayram, Nelsson, Tasdemir; Oliveira, Torreira; Rashica, Mertens, Akturkoglu; Icardi

Besiktas: Gunok; Rosier, Sanuc, Saiss, Masuaku; Ucan, Souza, Fernandez; Tosun, Redmond, Weghorst

/GazetaBlic Sport/