Lajme

Lajçak takoi mbrëmë vonë Vuçiqin: Diskutim i gjatë dhe i vështirë, dhuna duhet të shmanget

11/05/2022 09:33
nga:Astrit Gashi

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se mbrëmë ka qeëndruar në Serbi ku ka zhvilluar një takim më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajçak ka thënë se kanë zhvilluar një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kreun e shtetit serb.

Emisari sllovak ka thënë se llogarit në sjellje të përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin.

“Dhuna duhet të shmanget”, ka shkruar Lajçak.

” U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak.