Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka dhënë një intervistë më ndryshe, duke treguar kalimin e tij të madh nga sporti në politikë.
Tahiri në intervistën e tij për ‘GazetaBlic’ ka folur karrierën e tij basketbollistike, duke treguar sukseset me klubin e KB Treçës, me të cilin ishte shpallur kampion nga kategoria e pionerëve, katedëve ndërsa si 16 vjeçar kishte debutuar për klubin e seniorëve.
Sa i përket angazhimeve politike, ai përmendi të gjitha projektet që kanë planifikuar dhe janë duke i zbatuar në komunën e Mitrovicës, madje konfirmoi se në këtë qytet po ndërtohet edhe shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Në fund, Tahiri e ‘mati’ veten edhe atë që dikur e bënte më së miri, ekzekutimin e gjuajtjeve të lira në ndeshjet basketbollistike.
Intervista e plotë me detaje shumë interesante:


