Milani dëshiron të shmangë largimin e Olivier Giroud në fund të sezonit dhe tashmë po punon për rinovimin e kontratës së golashënuesit francez.
Sipas Gazzetta dello Sport, 36-vjeçari francez po kalon një sezon të mirë, është shpallur lojtari i javës në Champions League, pasi ka shënuar dy herë dhe ka dhënë dy asistime në fitoren 4-0 ndaj Salzburgut, kështu që klubi italian dëshiron vazhdimin me të, përcjell GazetaBlic Sport.
Plani i Milanit do të jetë vazhdimi i kontratës së tij edhe për një sezon (2024), me opsion edhe për një vit tjetër.



