Sporti

Liverpooli po përgatit kontratë të re për Firminon

11/04/2022 23:45
nga:E K

Liverpooli është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me Roberto Firminon.

Të paktën kështu bën të ditur Football Insider.

Braziliani ende vijon të jetë njëri nga më të dalluarit e skuadrës, duke qenë golashënuesi më i mirë i klubit.

Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes që është në tavolinë, mirëpo ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se ekziston disponimi që palët ta vijojnë bashkëpunimin.