Lajme

Lirohet nga spitali presidentja Osmani, detyrat po i kryen nga banesa

11/04/2022 22:50
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Këshilltari për Media në Presidencë, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liru nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes” deklaroi Kupina për “Gazeta Blic”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ishte operuar dy ditë më parë në një spital privat.

Ajo i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjikal për heqjen e tëmthit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë” thuhej në njoftimin e Presidencës.

Operohet Vjosa Osmani