Sporti

Ish sulmuesi portugez: “Ten Hag donte ta poshtëronte Ronaldon”

11/04/2022 22:20
nga:E K

Paulo Futre nuk ka dyshim se trajneri Erik Ten Hag donte të poshtëronte Cristiano Ronaldon duke dashur që ai të vinte dy minuta nga fundi i ndeshjes kundër Tottenhamit.

“Ten Hag nuk mund të kishte bërë atë që bëri. Unë e respektoj trajnerin, por Cristiano e fitoi Topin e Artë pesë herë. Nuk mund t’i thuash dikujt si ai të hyjë me dy minuta të mbetura në lojë. Nëse Ronaldo thotë jo, është rrëmujë, nëse hyn, është poshtërim”, përcjell GazetaBlic Sport.

Futre mbrojti edhe qëndrimin e Ronaldos: “Ai bëri shumë mirë që u largua për në dhomën e zhveshjes. Ishte mungesë respekti. Në fakt, e përsëris, mendova se ishte për të poshtëruar Ronaldon. E keni parë se çfarë tha Ten Hag pas ndeshjes me Manchester Cityn? Ai nuk e vendosi CR7 për respekt, por dy javë më vonë ai donte që ai të hynte me dy minuta”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/