Lajme

Haxhiu takohet me Komisionerin e BE-së për Drejtësi, flasin për Vetting-un

11/04/2022 20:01
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders.

Në këtë takim, Haxhiu, ka informuar komisionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësisë në Kosovë.

Po ashtu, komisioneri është njoftuar për zhvillimet në procesin e Vetting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Vetting-ut në Kuvend.

Komunikata e plotë:

Ministrja Haxhiu takoi Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders

Në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi z. Didier Reynders, Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu e njoftoi Komsionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të kësaj, Komisioneri u njoftua për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.

Njëkohësisht Ministrja Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.