Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar se Erling Haaland është shumë më mirë nga lëndimi i tij, por se ende nuk e di nëse do të jetë një opsion për ndeshjen e së shtunës kundër Fulham.
“Haaland është shumë më mirë. Kemi një seancë për këtë pasdite, ku ai do të vlerësohet”, ka thënë trajneri spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
Për mundësinë e rikthimit në ndeshjen e radhës: “Do të kemi parasysh mendimin e tij dhe të mjekëve. Më duhet të di nëse mund të luaj 90 minuta apo vetëm disa minuta. Le të shohim se si do të shkojë stërvitja”.
Haaland, i cili është golashënuesi më i mirë i Premier League me 17 gola në 11 ndeshje, humbi ndeshjen kundër Leicester dhe Sevilla pasi pësoi një problem me këmbën.


