Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur Samitin e mbajtur dje në Berlin dhe vendimet që janë marrë aty.
“Partia Demokratike përshëndet Samitin e djeshëm të Berlinit dhe rezultatet e tij. Me marrëveshjet e firmosura për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve për disa profesione Ballkani është bërë më i lirë, më i barabartë dhe më i drejtë” thuhet në komunikatën e PD-së raporton Gazeta Blic.
Tutje në komunikatë thuhet se vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes.
“Partia Demokratike përshëndet rezultatin dhe suksesin e këtij Samiti dhe deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë plotësisht procesin e Berlinit”


