Sporti

Manchester United të interesuar për rinovimin e kontratës së Rashford dhe Dalot

11/04/2022 16:28
nga:E K

Manchester United janë të gatshëm të rinovojnë kontratën e Marcus Rashford dhe Diogo Dalot.

United ka besim se do të lidhë Rashford dhe Dalot me kontrata të reja.

Sipas raportimit të ’90min’, ‘Djajtë e Kuq’ mendojnë se do të jetë në gjendje të zgjasin kontratat e Marcus Rashford dhe Diogo Dalot pasi i kanë lënë përshtypje menaxherit, Erik ten Hag.

Ata tashmë kanë nisur negociatat me të dy dhe shpresojnë se do të ketë një përparim.

Kujtojmë që të dy lojtarët e përmendur më lartë kanë kontratë me gjigantin anglez deri në vitin 2023.